Ish-zv/presidenti i SHBA-së, Mike Pence vjen në Tiranë
Ish-zv/presidenti i SHBA-së, Mike Pence do të zhvillojë këtë të enjte një vizitë zyrtare në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga zyra e kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla. Pence do të takohet me krerët më të lartë të politikës shqiptare.
Ish-zyrtari i lartë ka qenë në Ballkan në vitin 2017 ku vizitoi Podgoricën, kohë kur ishte zëvëndespresident.
Ende nuk ka asnjë axhendë të publikuar të takimeve të tij, por vizita mund të jetë edhe në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhenieve diplomatike Shqipëri-SHBA.