ISIS kërcënon Obamën: Do të ta heqim kokën në Shtëpinë e Bardhë

Militantët e ISIS'it kanë kërcënuar Presidentin amerikan Barack Obama, se do t'ia heqin kokën në Shtëpinë e Bardhë.

Në një video që është publikuar pak ditë më parë, militantët e ISIS'it janë shfaqur në rrugët e Mosulit, qyteti i dytë më i madh në Irak, ku këtë mesazh e kanë dhënë pranë kokës së hequr të një burri.

"Obama, duhet ta dishë se ne do të arrijmë në Amerikë. Duhet ta dishë gjithashtu se do të ta heqim kokën në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta shndërrojmë Amerikën në provincë myslimane", thuhet në mesazhin e tyre, që e ka transmetuar Instituti për Hulumtime i Lindjes së Mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Militantët e ISIS'it kanë vazhduar me mesazhin e tyre duke kërcënuar edhe Europën.

Swiss Digital Mobile Reklama

"Kemi një mesazh edhe për Francën dhe motrën e saj Belgjikën. Ju tregojmë se do të vimë te ju me bomba dhe me vetura të mbushura me eksplozivë, do t'i shpërthejmë ato dhe do t'ua heqim kokat secilit prej jushë", thuhet në mesazh. (Marre nga Express)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?