Islami: 65 % e shqiptarëve nuk duan më Rilindjen. Rama do të ketë fund të tmerrshëm
Ish-ministri i PS-së, Kastriot Islami shprehet se tentativa e Edi Ramës për ndryshimin e sistemit elektoral është pasojë e frikës së tij nga humbja e zgjedhjeve. Në një reagim në Facebook, Islami vlerëson se 65 % e shqiptarëve nuk votojnë me qeverinë “Rama”.
“Rama prapë në lojë të rrezikshme, antieuropiane, pasi tentoi të ndizte zjarrin në Ballkan duke i futur thikën pas shpine Gjermanisë…po tenton të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë të njëanshme për të vendosur një sistem të ri zgjedhor, sepse mendon se do të fitojë zgjedhjet në tavoline ndonesë sondazhet japin humbje të thellë për Rilindjen që e urren mbi 65 perqind e shqiptareve”,- deklaron Islami.
Ai shton se kryeministri Edi Rama do të ketë një fund të tmerrshëm. “Duhet lënë ta trashë zullumin sepse me injorancën dhe perversitetin e tij nuk njeh rrugë tjetër. Dhe në këtë rrugë s’do të vonojë ti vijë fundi i tmerrshëm. Rama do ta ketë fundin të tmerrshëm.. madje edhe nëse lëpihet në fund siç ka nisur...”,- shkruan Islami.
https://www.facebook.com/kastriot.islami1/posts/10218784207209655
KOHA JONË SONDAZH

