Islami: Frikacaku s’shpëton dot nga ndëshkimi, por as bishtat nga dështimi

Placeholder Image

Nga Kastriot Islami –

Rama mendoi se duke bërë të fortin do të detyronte shqiptarët e europianët, vecanërisht gjermanët, të negocionin me të për tju shmangur ndëshkimit… Dhe sic e kisha parashikuar dështoi…

Dështoi se ky pervers narcist nuk ka as këllqe dhe as mendere për të bërë të fortin…. Bën vecse bllof…

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse nga marrëzitë e ligësitë e shumta, është vecse një dhi e zgjebosur që ngre nga frika bishtin përpjetë…

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëzitë e ligësitë e tij fillojnë

• me vjedhjen e votave e kërcënimin e votuesve,
• me vjedhjen e pasurisë kombëtare e të buxhetit publik,
• me vjedhjen e votave, me lidhjet me kriminelët e trafikantët,
• me rrënimin e ekonomisë së vendit,
• me varfërimin e qytetarëve dhe detyrimin e tyre ëpr të emigruar, dhe pasurimin e oligarkëve;
• me keqmenaxhimin e turpshëm të krizës humanitare dhe përkeqësimin ekstrem të ekonomisë,
• me kontrollin e medias, të shoqërisë civile, të sistemit të reformuar të drejtësisë,
• me krijimin e një parlamenti të “aleancës së qelbësirave”, me “debila politikë”, injorantë, hajdutë, individë me rekorde të tmershme kriminale, trafikantë…
• me krijimin dhe sponsorizimin e një opozite fallso me bishta haxhiqamilistë…antieuropianë të fëlliqur e antiperëndimorë të shpifur…të cilët tentuan të tallen me inteligjencën e qytetarëve duke kërkuar të hidhnin në erë marrëveshjen gjithëpërfshirëse por dhe kushtetutën…
• për të mos lënë pa përmendur, tradhëtinë e Ramës që së bashku me Thacin e Vucic tentuan të cënonin integritetin e sovranitetin e Kosovës, të hidhnin në erë rajonin dhe mbi të gjitha ti fusnin thikën pas shpine Gjermanisë…

I friksuar në ekstrem, Rama bëri të fortin, pikërisht në momentin kur ai ishte më i dobët se kurrë, duke kërkuar si garanci për mosndëshkimin e tij që opozita e sotme, fituesja e nesërme, ti jepte postin e PRESIDENTIT…këtë e bëri edhe si gjoja diversion për të përcarë opozitën…por gjithnjë me objektivin për të shpëtuar nga ndëshkimi…

Këtë lojë të dobët e kuptuan të gjithë….sepse ishte e shëmtuar dhe diabolike…

Kështu dështoi edhe sharlatani edhe bishtat e tij haxhiqamilistë…

Ky ishte një dështim i paralajmëruar sepse injoranti kishte bashkëpunëtorë “sharlatanë djallzorë” e të paaftë që shqiptarët dhe gjermanët iua lexonin lehtësisht veprimet e tyre hileqare e tinzare…

Sot parlamenti gjerman ka bërë një thirrje të fortë…!

Në fakt ky është një mesazh i qartë për shqiptarët: sa të mbani hajdutin, të paaftin, kriminelin, trafikantin në krye të shtetit, dhe bishtat e turpshëm do të mbeteni të izoluar…!

“Sharlatani I Surrelit” është në dilemë: Nesë tërhiqet e gjitha “godina” mund ti shkërmoqet e në zgjedhjet e ardhshme do të ballafaqohet me një humbje allapasok… Nëse s’tërhiqet, cunami mund ta përmbysë si mi në vrimat e Surrelit….

Është shah mat… Duhet të zgjedhë mes tmerrit pafund dhe fundit të tmerrshëm… Rama meriton realisht fundin e tmerrshëm… por edhe tmerri pafund mund të ishte një ngushëllim …Sado të lëpihet e zvarritet këtej e tutje, zorr se do të mund të shpëtojë sepse si bylmez që është po marshon i sigurtë si “triumfator” në rrugën e dështimit…

Syri.net,
14 korrik 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?