Islami kërkon tu bëhet testi i drogës 140 deputetëve

Kaç Islami ka kërkuar nga foltorja e kuvendit që deputetët të bëjnë testin e drogës, pasi nuk dinë se çfarë flasin.

-Të bëhet testi i drogës. 140 deputetët duhet të bëjnë testin e drogës, se këtu ka njerëz që thonë gjëra nën efektin e lëndëve narkotike", u shpreh ai.

Ndërsa më parë të njëjtën gjë i kërkoi edhe Topalli  Ramës, të cilit i tha se "testi i krimit të doli pozitiv. I  kërkoj deputetëve bëjnë një ligj për të bërë testin e drogës, jam i sigurtë se do dalë pozitiv dhe ai".

Siç duket nga këmbëngulja e opozitës, Kuvendi mund t'i nënshtrohet një tjetër procesi "dekriminalizues". 

SHKARKO APP