Islami: Rama, misionar i së keqes. Të bashkohemi të gjithë për ta shporrur njëherë e përgjithmonë

Nga Kastriot Islami

Rama ka për mision shkatërrimin e vendit dhe detyrimin e shqiptarëve të emigrojnë, pra të boshatisin vendin.  Për këtë nuk ka më dyshim askush, të paktën kjo është tashmë e qartë për më shumë se 65 % e shqiptarëve. Ai kërkon mandatin e tretë, për të përfunduar misionin e tij, thënë ndryshe për ta bërë të pakthyeshëm boshatisjen e vendit. Duhet të bashkohen të gjithë patriotët e ndershëm për ta penguar e shporrur me neveri këtë misionar të së keqes. Gjithçka tjetër mbetet për t’u diskutuar e vendosur pasi vendi të shpëtojë nga kjo e keqe.

SHKARKO APP