Islami: Reforma në drejtësi prek edhe dekriminalizimin e mediave

Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, u shpreh në “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv, se reforma në sistemin e drejtësisë do të prekë edhe dekriminalizimin e Mediave.

Islami foli për manjatë të mediave në parlament të cilët sipas tij janë pasuruar falë lidhjeve me politikanë të korruptuar.

Objekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit, tha ai, do të jetë pikërisht edhe kjo kategori.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Byroja e Hetimit duhet të merret edhe me ata manjatë që janë futur në parlament. Janë biznesmenë që kanë përfituar nga politikanët e korruptuar. Të gjithë këta që janë biznesmenë të futur në parlament pasi kanë bërë para. Ka manjatë të medias jashtë dhe brenda parlamentit. Duan të futen brenda te tava e Ramës. Nuk është sekret. Kryeministri i jugut, Koço Kokëdhima është një nga këta. Në raportin e OSBE është thënë për lidhjet e tij me biznesin rus. është një nga simbolet. Janë të gjithë ata që kanë qenë drejtor të Tatimeve, Doganave etj. E në fund janë ata me rekorde kriminale. Këta do të kalojnë në sitën e FBI”, u shpreh Islami.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?