Islami: Shqipëria pa plan veprimi, pa transparencë, me pak teste dhe vdekshmëri të lartë

Nga Kastriot Islami –

Menaxhimi i kësaj pandemie është ndoshta një nga më të vështirat e të gjithë kohrave. Mendohet se është shumë shpejt për të nxjerrë përfundime se cila ka qënë mënyra më efikase se meanxhimit të saj, sepse vënde të ndryshme kanë aplikuar qasje të ndryshme. Me masa shumë drastike dhe izolim ekstrem duke u përqëndruar më shumë te kriza sanitare dhe lënë mënjanë ose për me vonë krizën ekonomike. Qasje fleksibël duke ja lënë përgjegjësinë kryesore qytetarit dhe menduar jo vetëm për të menaxhuar krizën sanitare por edhe për shmangur/zbutur njekohesisht krizën ekonomike. Dhe qasje të ndërmjetme.

Vëndet më të suksesshme kanë qënë ato vënde që jane vleresuar me mire sipas kritereve te meposhtme:

Swiss Digital Desktop Reklama

1. kanë aplikuar një plan/kalendar kompleks e të qartë veprimi;
2. kanë angazhuar profesionistët më të mirë për të gjeneruar këshillat për menaxhimin e emergjencës
3. kanë kryer testimin masiv për të kapur numrin maksimal të të infektuarëve në funksion të mirëmenaxhimit të emergjencës;
4. kanë gjurmuar e ndjekur vazhdimisht rastet e dyshimta për të penguar përhapjen e virusit;
5. kanë marrë në kohën e duhur të gjithë masat e nevojshme për të përkulur kurbën e përhapjes së virusit duke pasur të gjithë mbeshtetjen e fuqishme qytetare për të zbatuar me displinë masat e ndërmarra;
6. kanë vënë në veprim një sistem shëndetsor emergjence të paisur më te gjithë mjetet e nevojshme, të aftë për të shmangur kolapsimin e sistemit;
7. kanë marrë masa të forta për mbrojtjen e punonjësve shëndetsorë;
8. kanë marrë masa për të bërë funksionale të gjithë shërbimet e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e jetës dhe për të mos ndërprerë plotësisht aktivitetin ekonomik;
9. kanë komunikuar me transparencë me publikun;
10. kanë siguruar mbështetjen e bashkëpunimin e publikut përmes veprimeve adekuate e transparente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vënde që kanë arritur të koordinojnë zbatimin e këtyre 10 objektivave kanë arritur të jenë të sukseshme dhe konsiderohen të sukseshme ato vënde që i) kanë pasur numrin më të ulët të vdekshëmrisë për 1 milion banorë dhe ii) nuk kanë arritur të asistojnë me efikasitet të gjithë rastet e vështira duke shmangur përmbytjen e sistemit shëndetsor.

Mbetet për tu vlerësuar në vijim edhe se cilat vënde kanë mundur njëkohësisht të ruajnë miëfunksionimin e ekonomisë. Në këtë grup vëndesh, deri më sot, futen Gjermania, Koreja e Jugut, Izraeli… e tjerë…të cilët ndërkohë janë edhe kampionë në kryerjen e testimeve me rreth 9-10 mijë testime për 1 milion banorë.

Ndokush do të pyeste: Si shpjegohet që Spanja e Italia që kanë kryer po ashtu rreth 8-10 mijë testime për 1 milion banorë, kanë numër kaq të lartë të vdekshmërisë? Për të qënë të saktë, ende nuk ka një analizë të saktë për të dhënë një përgjigje ezauruese për këtë pyetje. Por nga një analizë paraprake rezulton se vëndet me vdekshëmri më të ulët i kanë realizuar me sukses të 10 veprimet e mësipërme.

Po Shqipëria?

Shqipëria mbi të gjitha nuk ka një plani veprimi, qoftë edhe të hartuar me vonesë e të bërë transparent për publikun…por gjithcka varet nga humori dhe karakteri i një individi të ngujuar…

Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në rajon e në botë, për rrjedhojë e ka menaxhuar këtë krizë me sy të mbyllur, pra pra informacionin e mjaftueshërm, që që duket nga statitstikat jo realiste e apsak të besueshme.

Shqipëria gjëndet në këtë krizë me numrin më të ulët të mjekëve për 1 mijë banorë dhe me numrin më të ulët të shtretërve për 1 mijë banorë në rajon e në Europë. Pa mjetet e nevojshme mbrojtëse për personelin shëndetsor, pa numrin e majtueshëm të aspiratorëve për pacientët seriozë dhe pa sasinë e nevojshme të medikamenteve.
Menaxhimi i kësaj krize është mediokër, aprofesional, aspak transparent, deri me mjete policore e masa drastike penalizuese që prekin rëndë të drejtat themelore dhe janë në shkelje të plotë të shtetit ligjor. Për rrjedhojë është një menaxhim totalisht i dështuar ndërkohë që duhet përshendetur i gjithë personeli shëndetsor për sakrificat heroike dhe vënien në rrezik të jetës së tyre.

Mburrja me numrin e lartë të të shëruareve është jo vetëm qesharake por edhe cinike e ofenduese për inteligjencën qytetare sidomos në këtë kohë të tmerrshme të kësaj epidemie që nuk ka njohur asnjëherë më parë njerzimi…

Kurse propaganda e përditshme është poshtëruese, neveritëse e revoltuese dhe nëse vazhdon në këtë mënyrë, me shumë gjasa, do të ndëshkohet shumë rëndë e në një mënyrë të paprecedentë..

Kjo shpjegon përse Shqipëria ka numrin më të lartë të vdekjeve për 1 milion banrë në rajon….
Kjo shpjegon përse shumë shpejt qytetarët nuk do të jenë në gjëndje ta suportojnë këtë gjëndje tmerri nga menaxhimi amatoresk e policor dhe ndjejnë se shumë shpejt do tju duhet të jetojnë dilemën mes jetës e vdekjes nga COVID-19 nga njëra anë dhe urisë nga ana tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?