Islami: Vota masive e shqiptarëve, opozitare dhe socialistë të ndershëm, nuk e tjetërson fitoren

Ish-deputeti Kastriot Islami, thotë se kryeministri Edi Rama dhe banda e tij hajdutëve, me kriminelë dhe trafikantë, për të kudo ku kanë planifikuar apo ndjejnë rrezikun e humbjes së madhe, po tentojnë të blejnë vota, kërcënojnë votuesit dhe t’u marrin ID-të. Nga ana tjetër, ai thekson se vota masive e shqiptarëve, opozitare dhe socialistë të ndershëm, është aq e madhe se nuk tjetërsohet dot fitorja e opozitës.

Postimi i plotë

Rama dhe banda/sekti i tij hajdutëve, kriminelëve dhe trafikantëve, kudo ku kanë planifikuar apo ndjejnë rrezikun e humbjes së madhe po tentojnë të blejnë vota, kërcënojnë votuesit dhe t’u marrin ID… Por këto nuk do të munden të pengojnë CUNAMIN që do ti hedhë në 25 prill në kazanin e plehrave të historisë (kjo nuk është propagandë por realitet)…Sepse

1) vota masive e shqiptarëve, opozitare dhe socialistë të ndershëm, është aq e madhe se nuk tjetërsohet dot fitorja e opozitës…nga marifetet e tentativat e paligjshme të Ramës e të bandës/sektit së tij të neveritshëm e të pështirë…

2) qytetarëve iu ka dalë frika dhe kudo me guxim, por më shumë mençuri, duke zbatuar ligjin, po shkatërrojnë tentativat e hajdutëve dhe kriminelëve për të blera voata dhe marrë ID…

Të nderuar miq, rrini sa më pranë qytetarëve, bashkohuni sa më shumë dhe ruani qetësinë e me mençuri vazhdoni punën me forcë e kurajo, të rrisni mbështetjen për opozitën por edhe të shkatërroni duke respektuar ligjin çdo tentativë për blerje vote dhe kërcënim votuesish.

Kujdes me qetesi e mencuri, kujdes zbatimin e ligjit se jeni të vetem, ju qytetarët e ndershëm perballë së KEQES, Vazhdoni me dashuri për vendin se jeni shumë, shumë, shumë dhe askush nuk jua merr dot suksesin dhe fitoren…

SHKARKO APP