Ismail Kadare feston 88 vjetorin e lindjes, urimi i veçantë i ministres Spiropali për shkrimtarin e madh

Sot, shkrimtari i madh Ismail Kadare feston 88 vjetorin e lindjes. Krahas personaliteteve të shumtë që kanë uruar gjeniun e letrave, ka qenë edhe ministrja Elisa Spiropali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se Kadare, provoi dhe provon me punë titanike dhe talent gjenial se rruga për te Liria, e vetmja rrugë për progres dhe prosperitet, kalon nga arsyeja, bukuria, pasioni.

Statusi i plotë

Prozator, poet, mendimtar, polemist, sagist, eseist, epik, lirik, dramatik, kushtuar talentin dhe jetën sa individit dhe njerëzimit, vepër me shtrirje kohore deri në antikitet dhe shtrirje gjeografike planetare, përkthyer në dhjetëra gjuhë, pëlqyer nga miliona lexues.

Mposhtës i sfidave nga më të vështirat, përballues i rrethanave nga më dramatiket, volum pune kolosale, perfeksionist i pashërueshëm i formës dhe përmbajtjes, gdhendur jo çdo paragraf e çdo fjali, por deri çdo gërmë e çdo tingull, ekzaltues i vlerave njerëzore, kombëtare, intelektuale, evropiane, në terrin e diktaturës.

Sot e në çdo kohë, i binduri i patundur që e provoi dhe provon me punë titanike dhe talent gjenial se rruga për te Liria, e vetmja rrugë për progres dhe prosperitet, kalon nga arsyeja, bukuria, pasioni, ishte dhe është 1 dhe vetëm 1, i yni Ismail Kadare.

SHKARKO APP