Ish-kryeministri: Duajeni Dibrën sa e do Sali Berisha

Sali Berisha këtë të premte ka prezantuar kandidatin për Bashkinë e Dibrës, Ismail Uka. Thirrja e Berishës për dibranët është që ta duan Dibrën sa e do Sali Berisha.

“Jam i sigurt që do të dështojnë. Dibra nuk zhduket. Ajo është monumenti më madhështor që ekziston. Ndaj dhe ftoj dibranët të votoni me 14 maj jo për partinë, por për Dibrën, për Ismail Ukën, për të shkuarën, për të sotmen, për të ardhmen tuaj.

Thirrja ime për dibranët, ta doni Dibrën sa e don Sali Berisha. Detyra është ta doni më shumë, por të paktën ta doni sa e dua unë. Ndaj ngrihuni në këmbë kudo që jeni. Ejani dhe votoni për mbrojtjen e Dibrës”, tha Berisha.

SHKARKO APP