Itali, arrestohen 10 persona për terrorizëm, 5 janë shqiptarë
Një operacion i gjerë në Itali kundër terrorizmit ka vënë në pranga 10 persona, mes tyre 5 janë shqiptarë.
Operacioni është shtrirë në krahinat e Milanos, Bergamo, Grosseto dhe në një qytet në Shqipëri.
4 persona që janë arrestuar janë nga Italia, 5 janë shqiptarë dhe një kanadez. Personat e arrestuar akuzohen për bashkëpunim me organizatat terroristet.
Sipas policisë të dyshuar në përfshirjen e shoqatave terroriste janë dy familje me pjesëtarë nga Italia dhe Shqipëria. Këto dy familje kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën nga martesa e një çifti.
Mediat italiane shkruajnë se këto dy familjet ishin kthyer në besimin islam dhe kishin ndërmarrë një udhëtim në Siri për të luftuar krah xhihadistëve.
KOHA JONË SONDAZH

