Italia hakmerret ndaj Spanjës, tani në çerekfinale e pret Gjermania

Italianët kanë treguar se janë një ndër favoritët për fitimin e Euro 2016 pas mundjes së  Spanjës me rezultat 2:0.

“Axurrët” gjatë gjithë pjesës së parë treguan lojë më të mirë, ndërsa spanjollët herë pas here u munduan të befasonin me disa sulme, por të cilat përfundonin pa rezultat.

Golin e avantazhit Italia e shënoi me Chielinin në minutën e 33 pas një goditje dënimi të Eder, që portieri spanjoll nuk ishte në gjendje ta kapte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë spanjollët ishin më këmbëngulës në gjetjen e rrugës së golit të barazimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Iniesta, Morata e Aduriz kishin mundësinë të barazonin rezultatin por Gianluiggi Buffon tregoi edhe njëherë klasin botëror duke ndërhyrë sic duhet.

Kur pritej që gjithçka të përfundonte, Graziano Pelle si në ndeshjen me Belgjikën vulosi rezultatin përfundimtar 2 me 0 për Italinë

Pas kësaj, Italia në çerekfinale të evropianit do të takohet me kombëtaren e Gjermanisë, e cila mbrëmë eliminoi Sllovakinë

Formacionet 

line-ups-5

607136651_CR_3172_A3229162590B97B6B5D79A04AF98566D_3489607136651_CR_3188_D1107E8ABF8E537025A86786E1B6B0A2_3489607136651_CR_3466_9C8FF6B675841FF852AD4563324A68EF_3489607136651_DR_2531_5B21488BEF4EA6D0EF8A6547C0F36450_3489607136651_CR_3836_D692EF61EEB3FA71A80584EAB04B2F77_3489607136651_MH_5319_E9BC15C61AE139EC4D1497F42E8ACE45_3489607136651_CR_4283_DDF4B50077BA2263FBD9709079125002_3489607136651_MH_5932_7D7F6C0375EDB908E304DA3EF3FF6C4E_3489607136651_CR_4251_23937B34F2DA9A744B6214F5610D3C8C_3489

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?