Italia jep 95 milionë euro grante e kredi për rindërtimin

Qeveria shqiptare dhe ajo italiane kanë nënshkruar të martën marrëveshjen për 95 milionë euro kredi dhe grante që Italia do t’i japë Shqipërisë për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Marrëveshja u firmos nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Në një postim në Facebook, kryeministri Rama sqaroi se 5 milionë euro do të jenë grante që do të përdoren për ndërtimin e shtëpive, ndërsa 90 milionë do jetë kredi e butë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kredia do të përdoret:

Swiss Digital Mobile Reklama

– Për sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit;

– Për zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit;

– Për rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?