Iu nënshtrua 2 operacioneve, kardinali shqiptar në gjendje të mirë

Kardinali Ernest Simoni Troshani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në tëmth, të cilën e kaloi me sukses.

Nipi i tij tregon se kleriku i njohur shqiptar, fillimisht u dyshua se ishte prekur me Covid-19. Por ajo që i kishte shkaktuar probleme kishte qenë udhëtimi rreth 30 orë me makinë në Shqipëri.

Ai iu nënshtrua 2 ndërhyrjeve kirurgjikale në një spital të Firences.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithse kardinali nuk ka dashur që gjendja e tij shëndetësore të bëhej publike ai ka marrë mbështetjen e autoriteteve më të larta të Firences dhe përshëndetje nga vetë Papa. Nipi i Dom Ernest Troshanit falenderon edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta për kujdesin e treguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një mesazh urimi për shëndetin e tij ka dërguar edhe Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili uron kthimin sa më të shpejtë të kardinalit 90-vjeçar në misionin e tij.

“Pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Firences, i uroj Kardinalit Ernest Simoni Troshani shërim të shpejt dhe gjithashtu kthim sa më të shpejt në misionin e tij në shërbim të Kishës, Kombit, besimtarëve dhe njerëzve. Me këtë rast, ripërsëris vlerësimin dhe mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për kontributin e Kardinalit Troshani, të Kishës Katolike dhe të gjithë komuniteteve fetare në mbështetjen e qytetarëve shqiptarë gjatë periudhës së vështirë të pandemisë”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kardinali Ernest Simoni Troshani tashmë ndodhet në një klinikë rehabilituese në Firence dhe mjekët thonë se brenda 10-15 ditësh ai do ta marrë veten plotësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?