Ivi Kaso: Kemi prova të shumta të manipulimit të zgjedhjeve, tani fillon beteja 5-ditore në KQZ
Në A-Show me gazetarin Adi Krasta, sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, foli ndër të tjera për betejën ligjore që kjo parti do të fillojë në KQZ për dokumentin e të gjithë shitblerjes së votës që ka bërë maxhoranca në zgjedhjet e 25 prillit.
“Sot KQZ ka certifikuar rezultatin paraprak, atë që ka dalë nga tavolinat e zgjedhjes, por ky është vëtëm një certifikim aritmetik. Sot dhe në 5 ditët e vijim fillon momenti juridik ku palët shprehin pretendimet e tyre për procesin. Ne si PD kemi prova të shumta që procesi është shënuar nga parregullsitë që provojnë në një masë të madh deformimin e vullnetin e shqiptarëve.
Kjo nuk vjen në mënyrë të rastësishme, por është një punë e nisur disa muaj më parë.
Unë jam sekretar për zgjedhjet, por trysnia e pushtetit është shënuar muaj më parë, që atëhërë janë ngritur sinjalet e alarmit, dhe janë ngritur grupet përkatëse të punës për të monitoruar çdo hallkë të procesit.
Ditët në vijim do ju japim shansin t’u trepojmë atyre mosbesuesve, në aksionin ligjor të PD, që gjithë kjo që ka ndodhur nuk është e rastësishme.
Është një detyrim i yni, si partia që kishte ofertën elektorale për ndryshimin dhe përsa i përket pritshmërive të tyre, është detyra jona e parë që të bëjmë transperancë mbi çdo aspect të errët të këtij procesi. Kur të depozitojmë ankimet dhe provat atëherë do të hidhen dritë mbi shumë aspekte që shqiptarët kanë provuar në kurriz të tyre.
Në këto zgjedhje ishte qartësisht Partia Demokratike kundër të gjithë makinerisë së shtetit të vënë në dispozicion të maxhorancës”, u shpreh Ivi Kaso.