Izet Haxhia thotë Il Mulleti ka financuar vrasjet e Marshall Berishës

Ish-truproja i Sali Berishës thotë se, shqiptari i përfshirë në skandalin “Panama Papers”, Ismail Mulleti ka paguar udhëtimin e ish-kryeministrit Sali në Indi për të marrë pjesë në varrimin e Nënë Terezës. Izet Haxhia shprehet se, “kasaforta e fshehtë e PD-së”, është gjithashtu “sponcorizues” i bombës së vendosur në zyrat e firmës piramidale Vefa.

Haxhia gjithashtu thotë se Mulleti fshihet pas atentateve dhe vrasjeve në Tropojë gjatë vitit 1997. “Po i kthehem edhe njehere personit te perfshire ne skandalın Panama papers.. Il Mulleti siç njifet ne rrethin e tij te afert ka qene kasaforta e fshehte e PD. Ne vitet e pushtetit te saj te pare dhe me vone..te gjitha pagesat e dyshimta jane bere nepermjet ketij personi.. Po i kujtoj vetem nje rast Marshallit. Parat e udhetimit tuaj per te shkuar ne varrimin e Nene Terezes ne Kalkuta te Indise qe kapnin shumen 12 mije dollare jane bere nga Il Mulleti, sepse ne ate kohe arka e PD ishte boshatisur nga ata qe e drejtuan deri ne zgjedhjet e 97…

Ky person eshte sponsorizuesi i bombes tek firma Vefa ne shkurt te ‘96 dhe njekohesisht vellai i tij me vone i vrare ne Vlore mesa me kujtohet, se bashku me killerin Anton Gjergji jane vendosesit dhe shperthyesit e kesaj bombe.. Ne vitet e mevonshme Il Mulleti punesoi afer vetes Rasim Boriçin qe eshte nipi i Agim Shehut dhe drejtuesi i njesise ‘antikrim ‘te krijuar ne vitin 94 nen petkun e repartit antidroge, qe edhe pas ardhjes ne pushtet te majteve ne 97 vazhdoi ilegalisht veprimtarine e saj per interesat kriminale te Marshallit.. Kjo njesi antikrim u perfshi ne valen e atentateve dhe vrasjeve ne Tropoje me bekımın dhe porosine e Marshallit.. Il Mulleti ka qene sponsorizuesi numer nje i ketyre atentateve me mina te telekomanduara te blera ne Shkoder me nga gjashte mije marka copen.. Ky person se bashku me Rasim Boriçin benin percjelljen e komandos qe shkonte ne Tropoje per te kryer atentate ndaj Haklajve duke i siguruar mjetet levizese dhe armatimin modern qe nga minat e telekomanduara e deri tek snajperat e koaliduar.. Te gjithe fijet dhe transferat e parave te pista qe ka bere Marshalli dhe eksponente te tjere te PD si Pollo, Tritan Shehu apo te tjere kane kaluar neper duart e Il Mulleti…”, shkruan Haxhia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?