Izraeli nis operacion tokësor në Liban

Libanit, që ka në shënjestër Hezbollahun – grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – që mbështetet nga Irani.

Izraeli nisi këtë operacion tokësor pavarësisht kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara në mes të frikës se një veprim i tillë do të mund të nxjerrë jashtë kontrollit ngjarjet në Lindjen e Mesme.

Pavarësisht thirrjeve nga e mbarë bota për uljen e tensioneve, Izraeli është zotuar se do të mbajë presionin ndaj Hezbollahut dhe ka shpallur një zonë ushtarake në disa pjesë të kufirit të tij verior me Libanin.

Hezbollahu është e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

“Në përputhje me vendimin e udhëheqjes politike, disa orë më parë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nisën bastisje të kufizuara, lokalizuara dhe shënjestruara tokësore bazuar në informacionet precize kundër caqeve terroriste të Hezbollahut dhe infrastrukturës në jug të Libanit”, tha ushtria izraelite në një deklaratë të publikuar në orët e vona të 30 shtatorit.

“Këto caqe gjenden në fshatrat afër kufirit dhe paraqesin kërcënim për komunitetet izraelite në veri të Izraelit”.

Javëve të fundit, Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore ndaj Hezbollahut, përshirë sulme me raketa që kanë vrarë udhëheqësin e kamotshëm të grupit, Hassan Nasrallah, por edhe kanë marrë jetën e shumë udhëheqësve të Hezbollahut dhe anëtarëve të tjerë të grupeve të sanksionuara militante.

SHKARKO APP