Ja çfarë deklaronte Rama për Valdrin Pjetrin kur e zëvendësoi me Ditmir Bushatin

Kryeministri Edi Rama bën një hap pas dhe “lëshon” Valdrin Pjetrin, të cilit pasi i besoi drejtimin e bashkisë së Shkodrës i kishte besuar edhe Partinë Socialiste të këtij qyteti.

Deri para pak ditësh detyra e drejtuesit të qarkut socialist të PS-së mbahej nga Ditmir Bushati, por në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtara, Rama njoftoi ndryshimin.

“Vendosja e Valdrinit drejtues aty është gjëja e duhur”, deklaronte “i lumtur” Rama para gazetarëve më 30 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa kanë kaluar vetëm dy javë nga këto qëndrime, sot, vetëm pak orë pasi Partia Demokratike publikoi dokumentin e Kuesturës së Firences përmes një reagimin në rrjetet sociale, Rama distancohet dhe shkruan se deri në zbulimin e së vërtetës, Partia Socialiste dhe Valdrin Pjetri i kanë rrugët e ndara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asambleja Socialiste

Në Asamblenë Kombëtare të mbledhur në Pallatin e Kongreseve më 23 korrik 2019, Rama bëri të ditur largimin e Ditmir Bushatit nga drejtimi i qarkut të Shkodrës.

Rama u shpreh se ky ndryshim vinte si nevojë për të përmirësuar drejtimin politik në Shkodër.

Edi Rama:  Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, Qarkun do e drejtojë kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës.

Pas kësaj deklarate të Ramës, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një prononcim për gazetarët deklaroi se: Nuk ka rëndësi të jem me post apo pa post. E rëndësishme është për çfarë çështjesh luftoj dhe pikëpamjesh mbroj. Të jeni të bindur se mungesa e oficit më bën të jem më i vendosur për të çuar përpara idetë për të ardhmen tonë”.

Ndërsa gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ( 30 korrik 2019), kryemninistri Edi Rama u shpreh:

“Duhet një person çdo ditë e çdo natë aty. Unë dua që në fund të 4 viteve të Valdrinit, ata që shkojnë në Shkodër të kenë impaktin që kanë në Vlorë”, do të deklaronte Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?