Ja deputetët e ministrat kundër Ramës për referendumin brenda PS
Deputetë por dhe anëtarë të kabinetit qeveritar nuk kanë mirëpritur propozimin e Ramës për referendum për mandatin e tij. Përveç Blushit që e quajti absurditet dhe
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së disa në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe disa në mënyrë të moderuar janë shprehur kundër këtij procesi
Saimir Tahiri: Historia e referendumit, mua më duket kundërproduktive dhe barrë për të gjithë ne.
Gramoz Ruçi: S’mund të shkosh në betejen e ardhme elektorale me integritet moral e politik të cunguar të lidershipit të partisë. Ky është shërbimi më i madh që I bëhet kundërshtarit. 8 muaj që merremi me këtë cështje . Po të isha unë që e atakoja do i bëja mocion mosbesimi dhe e heqim. Ky nuk ka në dorë këtë. Kishte në dorë atë që bëri. Më tha më plasët keni 9 muaj dhe unë kërkoj mocion besimi. Të vesh në zgjedhje të duhen shumë cka por për të fituar duhen tre gjëra fryma, organizimi veprimi politik. Po asnjë nuk kemi. Ku do vemi?! Kjo është tja japësh në tavolinë kundërshtarit.
Fatmir Xhafaj: Nuk jam shumë dakord me idenë e referendumit që u hodh këtu. Ka një rikonceptim të referendumit por dhe një sërë parashikimesh që lidhen me një pjesëmarrje më të mirë të anëtarëve të partisë, përfshi dhe deputetë, kryetarët e bashkive dhe këshilltarëve socialistë.
Duhet të pranojmë që ne kemi pasur raste që ka ardhur sot në PS dhe të nesërmen është projektuar dhe zgjedhur kryetari i PS-së në rreth. Ky ka qenë rast dhe kemi pasur jo pak të tilla. Jo duhet të kesh minimum një vit në PS, të kesh thënë një herë mirëmëngjes dhe një herë natën e Mirë në PS që të bëhesh kryetar në PS. Se ne I kemi qejf këto partitë europiane dhe I marrim si shembull do të thoshin se ka plot personalitete që e kanë nisur nga ngjitja e parrulave në mure pa janë bërë këtu ku janë sot, Ne që ditën e parë I marrim dhe I bëjmë kryetar pa qenë një ditë dhe pa e njohur PS dhe pastaj pasojat I vuajmë të gjithë dhe mundohemi ti riparojmë me mjete jo partiakë
Prandja kemi vënë disa kufij. Në këtë mënyrë harmonizojmë më mirë brezat.
Vendosen rregulla të reja për përfaqësimin politik qoftë në degët e qeverisë qoftë në legjislativ
Ne bëhemi lehtë deputetë dhe e kemi të vështirë të ngremë kartonin, apo e kemi të lehtë të pretendojmë shumë më tepër nga sa vlejmë sepse jemi zgjedhur ndonjëherë mbi bazën e njohjeve personale dhe jo mbi bazën e asaj cfarë përfaqësojmë apo sin a shohin. Kjo është arsyeja që kemi vendosur në statut që të ketë një proces që të respektojë anëtarësinë e PS-së në përzgjedhjen e deputetëve e këshilltarëve e kryetarëve, që të mos ndodhë që tu imponohemi me emra e lista që në vend të krijojnë kohezion krijojnë probleme, dhe në vend që të jemi solidar përballë kundërshtarit, mendojmë si të mbyllim konfliktet që janë hapur brenda nesh, sepse kemi bërë një proces të mbyllur dhe jo një proces të hapur.
Taulant Balla: Nuk jam dakord fare që për një kaprico të një deputeti të ndryshosh axhendën politike të partisë tonë. Ta fusësh partinë në një histori referendum, që është shumë i rëndësishëm për PS por i pavlefshëm. Nuk ka nevojë kjo parti për referendum për të vendosur nëse ti duhet të vazhdosh mandatin apo jo.
Niko Peleshi: Sot PS është në pushtet nuk i ka humbur por ka fituar ato. Nuk është rasti të vëmë në diskutim kryetarin e partisë.
Damian Gjiknuri: Jam kundër idesë për kufizimin e mandateve. Debati për zgjedhjen e kryetarit është i kotë. Më duket koncesion i kotë i bërë nga kryeministri për ta adresuar përmes referendumit , kështu do e quaj. Ky debat do kishte vlerë nëse do kishte filluar me kohë. Zgjedhjet nuk kanë qenë ndonjë herë në axhendë. Kur qëllimi i vërtetë i saj kthehet për të themeluar objektiva të tjerë politikë brenda organizatës kthehet në dëmtuese. Pse të bëjmë lojra, kur objektivi është i qartë. Në fund të fundit qeveria po funksionon. Mund të ketë kritika por zgjedhjet i testojnë. Nuk zihet njeri kush do ta marrë timonin në mes të rrugës. Timonin e ka ai kush e ka.
Mimoza Hafizi: Lind pyetja përse paskemi kohë të shkojmë pranë anëtarëve të PS-së dhe të kërkojmë referendum dhe nuk paskemi kohë të respektojmë statutin aktual, pra të kërkojmë votën me një kandidat përballë. Kjo për mua krijojë një konfuzion të dyfishtë. Deri dje kishim dy versione, ai i arsyes, zhvillimi i garës sipas statutit aktual, dhe i forcës që është zhvillimi i garës sipas statutit që po na propozohet. Tani u fut dhe një verison i ri që është zhvillimi i një referendumi. Shpresoj që juristët e PS-së të na sqarojnë këtë konfuzion të krijuar unë për vete nuk i jap përgjigje. Gjithkush e ka kuptuar që organet e PS-së nuk funksionojnë prej vitesh. Nuk ushtrohet kolegjialiteti i vendimmarrjes as në kryesi as në Asamble. Kryetari i PS-së nuk ka kryer detyrën e vet statutore.
Arta Dade: Duke mos ja ndërprerë mandatin Kryeministrit, sepse Kryeministri e paragjykon edhe referendumin dhe thotë do të jetë një pyetje: A jeni dakort ju që të ndërpritet mandati? Dhe në momentin që bëhet kjo pyetje për referendum, është gara e paragjykuar. Jam e bindur që socialistët, përfshirë dhe ne këtu, nuk jemi dakort dhe do të luftojmë përsëri që të fitojë një mandat të dytë kjo qeveri”.
Vangjush Dako: Këto janë mllefe personale. Do isha dakord të rrimë tani të futemi nëpër referendum për të krijuar situata që ndoshta ose humbje kohe. Të merremi me gjëra që ka më shumë nevojë. Të thërrasim njerëzit të votojnë dhe historira të tjera. Nuk është partia ti bijmë kryetarit ti zëmë vendit.
Pandeli Majko: Kërkesa për votëbesim e kryetarit të PS-së është edhe më e rënduar sesa kandidimi me alternativë,sepse kërkesa për votëbesim mbledh të gjitha jotë. Unë kam shprehur pozicionin tim dhe I mbetem atij. Ne kemi prioritet qeverisjen lodrat për ti thënë se mund të bëhen më mirë për X e Y e kemi eksperimetuar dhe na kanë sjellë ndajren e partisë. Sot ne qeverisim me ata që kemi pasur anëtarë të një partie . Keqintepretimi I statutit bëri që të ndaheshim në dy parti dhe sot bashkëqeverisim me shokët që I kemi pasur në një parti.
KOHA JONË SONDAZH

