Ja draft-Kushtetuta që iu shpërnda sot deputetëve, mban vulën e SHBA-ve

Kjo është draft-Kushtetuta që i ka ardhur për miratim Kuvendit në datën 21 korrik. Ky material ende nuk ka konsensusin e opozitës për çështjen e vendeve të rezervuara dhe reflektimin e rekomandimit 88 të Venecias.

Në kopertinë krahas grafikës së ngjashme me logot zyrtare të qeverisë bien në sy logot e Bashkimit Europian, EURALIUS, Komisionit të Venecias dhe OSBE. Ndërsa faqja e fundit mban logon bashkë me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashke më mbishkrimin se ky botim u mundësua nga Ambasada e SHBA-ve dhe Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara (OPDAT)

Edhe pse ky dokument u është shpërndarë deputetëve, në faqen e parë të tij theksohet se botimi nuk është një botim zyrtar i Republikës së Shqipërisë dhe nuk konfirmon ndonjë të drejtë dhe nuk parashikon ndonjë detyrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dokumenti ka për qëllim informimin e publikut shqiptar rreth amendamenteve të mundshme të Kushtetutës së tyre. SHBA të cilat kanë firmën e këtij botimi nuk marrin përsipër asnjë përgjegjësi ligjore për gabimet në këtë botim.

Swiss Digital Mobile Reklama

13563459_10208257915879263_2053933158_n

13578934_10208257915919264_468669505_n

13563257_10208257913799211_1807312347_n

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?