Ja kur betohet qeveria e re Rama 2
Mbledhja e parë e legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë do të zhvillohet ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00, ku do të votohet kryetari i ri.
Ndërsa për Qeverinë e re, “Rama II”, Kuvendi pritet të mblidhet të hënën në dy seanca njera pas tjetrës. Sipas burimeve në seancën e paradites së ditës së hënë pritet që të prezantohet qeveria dhe programi i saj. Në seancën e dytë të votohen anëtarët e saj, ministrat e kabinetit “Rama”.
Ndërkaq ditën e mërkurë Rama bashkë me ministrat e tij do të jetë para presidentit Ilir Meta ku do të bëjë betimin.