Ja kush janë zëdhënësit e rinj të Kryesisë së PS

Në mbledhjen e parë të konstituimit të Kryesisë së re të Partisë Socialiste u morën katër vendime.

Vendimi i parë ka qenë miratimi i kalendarit dhe udhëzimit, të bazuar në Statutin e Partisë Socialiste, për gjithë procesin e përzgjedhjes së gjithë kryetarëve të rinj të Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit, sipas ndarjes së re administrativo-territoriale.

Vendimi i dytë ishte programi për festimet e 25 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, ku ka një program të detajuar për të gjithë eventet që do të zhvillohen. Të cilat do të kulmojnë me kremtimin e aktivitetit kryesor në përkujtim të çerek shekulli të krijimit të partisë politike më të madhe në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i tretë ishte vendimi për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste të martën e parë të çdo muaji, duke zbatuar në këtë mënyrë një nga pikat e rëndësishme të Statutit të Partisë Socialiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i katërt ka të bëj me emërimin e zëdhënësve të rinj politik të Kryesisë së Partisë Socialiste, të cilët janë zonja Elisa Spiropali dhe Alfred Peza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?