Ja Ministri rebel i Tsipras kur largohet nga zyra me motoçikletë (FOTO)

 

Mëngjesin e sotëm në Greqi nuk ka shkaktuar habi vetëm dorëheqja e ministrit të Financave, Yanis Varoufakis, por edhe largimi i tij nga zyrat e ministrisë. Duke mos dhënë asnjë koment për gazetarët e shumtë që e prisnin jashtë, Varoufakis ka hyrë në garazh dhe ka dalë prej aty me një motoçikletë modeste. Me vete ai ka edhe bashkëshorten. Dorëheqja e tij është parë si një lëvizje e zgjuar e Tsipras për të lehtësuar sadopak negociatat me kreditorët. Varoufakis nuk ishte i mirëpritur në takimet e Eurogrupit. Shpesh herë ai ka mbajtur qëndrime të forta radikale kundër tyre. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?