Ja një shembull për tu ndjekur nga Kryebashkiakët
Ilir Krosi, kandidati i PD-së, i cili humbi zgjedhjet për kreun e bashkisë së Dibrës ka treguar qytetari në dorëzimin e detyrës si kryebashkiak i Dibrës. Ai e ka pritur në zyrë kryebashkiakun e ri Shukri Xhelili, duke e uruar për fitoren e shënuar në garën elektorale të zgjedhjeve të 21 qershorit.
Zgjedhjet për pushtetin vendor sollën jo pak surpriza duke thyer e bastionet e së majtës dhe së djathtës. Pas tre mandatesh të drejtuar nga kryebashkiaku i djathtë Ilir Krosi, dibranët zgjodhën të bëjnë rotacion duke hedhur votën për kandidatin socialist Xhelili.
Shukri Xhelili u shpall fitues me 15021 vota, kundrejt 14565 vota të marra nga kandidati Krosi.
KOHA JONË SONDAZH

