Ja pagat e kryebashkiakëve.Nuk prish punë paga, por puna e tyre

Qeveria miraton nivelin e pagave për Kryebashkiakët e rinj. Me ndarjen e re administrative, ideksimi i pagave është bërë në varësi të  numrit të banorëve që do të ketë njësia administrative, bashkia përkatëse. Kështu paga më e lartë shkon për kreun e Bashkisë së Tiranës e cila ka edhe numrin më të madh të banorëve nën administrim.

Ne shume web online shkruajne se jane rritur pagat e tyre, por natyrisht qe mire ka bere qeveria. Problemi eshte se nuk u prish pune qytetareve paga e tyre e rritur, por sa pune bejne dhe a mbajne premtimet kryebashkiaket. Nese nje kryebashkiak nuk punon, nuk realizon kerkesat e bashkise se tij atehere edhe paga ka shkuar kot, ndersa kur mbetet korrekt dhe punon per komunitetin kjo page nuk eshte asgje ne harxhimin e buxhetit.

a)    Për Bashkinë e Tiranës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari                 140 000 – 174 760 lekë;
Nënkryetari                 130 000 – 140 000 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. b)    Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 200 001 – 400 000 dhe me mbi 400 000 banorë:

Kryetari                  130 000 – 155 000 lekë;
Nënkryetari                 100 000 – 129 000 lekë.

  1. c)    Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 100 001 – 200 000 banorë:

Kryetari                  110 000 –  140 000 lekë;
Nënkryetari                    70 000 – 117 500 lekë.

ç) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë:

Kryetari                  70 000 – 117 500 lekë;
Nënkryetari                 60 000 – 95 000 lekë.

  1. d)    Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë:

Kryetari                   60 000 – 95 000 lekë;
Nënkryetari                 45 000 – 80 500 lekë.

  1. dh) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me deri në 20 000 banorë:

Kryetari                   45 000 – 80 500 lekë;
Nënkryetari                  28 300 – 70 500 lekë.

  1. e)    Për Këshillin e Qarkut:

Kryetari                 87 000 – 140 000 lekë;
Nënkryetari                 57 600 – 95 000 lekë.

Vlera përfundimtare e pagës miratohet nga Këshilli i Qarkut dhe Bashkisë

14. Këshilli i qarkut, këshilli i bashkisë, miraton vlerën e pagës:
a) për secilin funksion të zgjedhur apo të emëruar, brenda kufijve të pagave, të përcaktuara, përkatësisht, në pikën 1, të vendimit;

b) për secilën kategori page, brenda kufijve të pagave të përcaktuara në lidhjet nr.1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 e 8, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse të këtij vendimi.
15. Këshillat e njësive të vetëqeverisjes vendore, kur shikohet e nevojshme të krijojnë funksione të reja, të cilat nuk janë përcaktuar në lidhjet që i bashkëlidhen këtij vendimi, bëjnë njehsimin e tyre, për efekt page, me klasifikimin e miratuar në lidhjet përkatëse të pagave.

16. Këshillat e njësive të qeverisjes vendore, bazuar në numrin e banorëve të fshatit, miratojnë shpërblimin mujor të kryetarëve të fshatrave, në masën deri në 10 për qind të pagës së:

a) administratorëve të njësive administrative, kur fshati është pjesë e njësisë administrative, sipas kufijve të pagave të administratorëve, përcaktuar në lidhjen nr.10, bashkëlidhur këtij vendimi;

b) kryetarëve të bashkive, kur fshati bën pjesë në njësitë administrative ku ndodhet qendra e bashkisë, sipas kufijve të pagave të përcaktuara për kryetarët e bashkive, në pikën 1, të këtij vendimi.

17. Këshillat e njësive të vetëqeverisjes vendore miratojnë pagat e punonjësve të njësive ekonomike dhe institucioneve të varësisë, me përjashtim të rasteve kur, me ligj, është parashikuar ndryshe, duke respektuar hierarkinë e pagave të nëpunësve apo punonjësve të bashkisë përkatëse.

18. Në raste të veçanta, në bashkitë me deri në 20 000 banorë, kur, për mungesë kapacitetesh, ka punonjës që nuk kanë arsimin e lartë dhe punojnë në pozicione të nivelit ekzekutiv të shërbimit civil, pagat e tyre caktohen nga këshillat përkatës, në kufirin maksimal deri në 36 000 lekë në muaj.

19. Kufijtë e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore do të jenë nga 22 000 – 36 500 lekë në muaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?