Ja pasardhësja e Kryeministrit Aleksis Tsipras!
Quhet Vasiliki Thanos Christofili pasardhësja e kryeministrit të dorehequr Aleksis Tsipras. Ky do të ishte
precedenti i parë qe Greqia bie në dorë të një gruaje në krye të ekzekutivit.Christofili është kryetarja e Gjykatës së Lartë dhe në bazë të ligjit, i takon pikërisht asaj që të zëvendësojë Tsipras në drejtimin e qeverisë.
Deri para marrjes së detyrës si kryetare e Gjykatës së Lartë, Thanou ishte zëvendëspresidente e Gjykatës Supreme dhe kryetare e Shoqatës së Prokurorëve të Greqisë.
Ajo ka lindur në vitin 1950 dhe është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Athinës, me studime pasuniversitare në Universitetin e Sorbonës në të Drejtën Evropiane. Thanos është e martuar dhe është nëna e tre fëmijëve.