”Ja pse nuk dolëm me 61 kandidatë”, Alibeaj: Berisha ka zaptuar selinë e PD-së dhe çdo degë. Këlliçi e kishte ofertën

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj doli këtë të martë në një konferencë me gazetarët, ku ndër të tjera akuzoi Sali Berishën dhe deputetët pranë tij që kanë zaptuar selinë blu, çdo degë si edhe penguan që PD-ja zyrtare të jetë pjesë e zgjedhjeve lokale. Në fjalën e tij ai tha se nuk dolën me 61 kandidatë për kryetarë bashkie për shkak të stërgjatjes së procesit gjyqësor për PD dhe vendimin e KQZ.

“Është e qartë që PD-ja është e përçarë dhe situata e vitit të fundit vetëm se ka ndihmuar në ndarjen e mëtejshme të demokratëve. Duke nisur nga manovrat e Edi Ramës për ta stërzgjatur procesin e gjyqit, deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishës ndaj pjesës së PD që mendon ndryshe nga ai. Është e qartë për të gjithë që çdo degë e PD-së, duke përfshirë edhe selinë kryesore është zabotuar nga Berisha dhe njerëzit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vetë në organizimin normal të një partie që po përgatitet të hyjë në zgjedhje”.

Për sa i përket garës së Tiranës, ku grupi i Alibeajt ka kandidatin e tij, theksoi edhe se Belind Këlliçi e ka patur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD, dhe pas akuzave dhe situatës së krijuar, ai tha se ja ka zgjatur dorën e bashkëpunimit.

“Çfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokratëve dhe shqiptarëve që pazari mes Ilir Metes dhe Sali Berishës është mënyra për të mbajtur peng demokratët dhe për ti detyruar që dhe njëherë tjetër të votojnë për një parti të majtë, që përmes pazareve solli Edi Ramën në pushtet”,-tha më tej Alibeaj.

SHKARKO APP