“Ja pse nuk ka një shifër të saktë të personave nën rrënoja”

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë në mesditë informacione zyrtare për numrin e viktimave të tërmetit të së martës.

Albana Qehajaj, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes tha se “pas verifikimit të të dhënave të fundit, numri i personave që kanë humbur jetën është 26. 12 prej viktimave janë në Durrës, 13 në Krujë (Thumanë) dhe 1 në Lezhë”. Ndërkohë nuk ka ende një numër të saktë të personave që janë nën rrënoja.

Lidhur me mungesën e shifrave zyrtare, Ministria e Mbrojtjes sqaron se: “Ka disa familje për të cilat nuk ka ende konfirmim nëse kanë qenë në banesa në momentin e tërmetit apo jo. Për këtë arsye nuk ka një shifër të saktë të atyre që mungojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?