Ja sa bukur lind Dielli në vendlindje, Ditën e Pashkëve!

Nga Nikoll LESI-

Ja sa bukur lind Dielli në vendlindje, Ditën e Pashkëve!

Zona e Lezhës është e mbushur me histori të lashtë. Çdo fshat në këto treva ka një kulturë të vjetër, të lidhur me Perëndimin. Lissus (Lezha) ishte nën influencën e Venedikut, para pushtimit osman. Edhe gjatë pushtimit turk i ruajti lidhjet shpirtërore me Venedikun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë është bërë një punë e mirë nga qeveritë e këtyre 29 viteve për njohjen e zonave që kanë prodhuar histori, kulturë dhe traditë.
Një nga kishat me të vjetra në Ballkan, sipas Aleksandër Meksit, ish-kryeministër dhe studiues i shkëlqyer në fushën e arkelogjisë dhe historisë, është Kisha e Shën Aleksandrit të Bokianit, mbi fshatin Spiten (Prull), i njohur ndër dokumente me emrin “San Alexandri di Collematia”, që ishte në vartësi të peshkopatës së Lezhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ndodhet mbi një kodër të bukur në fshatin Prull, rrugës kur shkon nga autostrada Milot-Lezhë dhe duhet të kalosh nëpër fshatin Spiten për t’u ngjitur në një aventurë të bukur drejt kishës, e cila është vitit 1402, nga më të vjetrat kisha katolike në Ballkan. /Spiten-Prull/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?