Sa vota mori Partia Komuniste?
Partia e Komuniste e Shqipërisë konkurroi me 143 kandidatë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Siç ishte e pritshme, ajo mori një rezultat të dobët në zgjedhje. Deri një ditë para votimit, kryetari i PKSH-së, Muharrem Xhafa (në foto me Nexhmije Hoxhën) i bënte thirrje ndjekësve të votonin nr. 16, pra partinë që ai drejton.
PKSH ka marrë 1024 vota ose 0.6% në rang kombëtar. Por, ajo që bie në sy është se në vendlindjen e themeluesit të Partisë Komuniste, Enver Hoxhës, kjo parti ka marrë 8 vota. Mund të thuhet se në qytetin e Gjirokastrës, përkundër 10 mijë votave të PS-së dhe 5.898 të PD-së, janë edhe 8 nostalgjikë “të kuq”.
Nga ana tjetër, Peza, një tjetër bastion “i kuq” i ka dhënë PS-së 63% të votave, ndërsa PD-së vetëm 15.9%. Ndërkohë, Partia Komuniste ka marrë në Pezë… 1 votë.