Ja si PD-ja votoi kundër Marsida Xhaferllarit në 2012 për kryetare e KQZ

Këto ditë gjithë shpura medatike e PS-së dhe Rilindja kanë dalë kundër kandidaturës së ligjshme të Marsida Xhaferllarit për në Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se ajo është afër PD-së. Por e vërteta qëndron ndryshe. Në vitin 2012, kur në pushtet dhe shumicën e vendeve në Kuvend e kishte PD, zj. Xhaferllari kandidonte për kryetare e KQZ. Ajo mori më pak vota se kandidatët e tjerë dhe nuk u zgjodh në këtë post, pasi PD nuk e mbështeti.

Në votimin për kreun e KQZ me 11 tetor 2012 ishin në garë Lefteri Lleshi dhe Marsida Xhaferrllari. Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, bojkoti votimin dhe procedura në parlament vijoi vetëm me votat e PD. Por edhe me PD që kishte votat e duhura, Marsida Xhaferllari nuk u zgjodh pasi konsiderohej jo afër PD.

Në këtë mënyrë bie dhe akuza kryesore e PS dhe kryeministrit se anëtarja e Gjykatës Kushtetuese e dekretuar nga Presidenti, se gjoja “është afër PD”. Nëse do ishte kështu nuk do rrëzohej si kandidaturë nga vetë demokratët 7 vjet më parë.

Por edhe tani mazhoranca e PS, me njerëzit e saj, e votuan edhe në KED me zero pikë zj. Marsida Xhaferllarit. Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku dhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani e vlerësuan me zero pikë kandidaten për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari në aspektin moral, ndërsa në fushat e tjera e vlerësuan me pikë thuajse minimale. Edhe në aspektin e reputacionit që gëzon kandidati në shoqëri dhe midis kolegëve, Arta Marku dhe Ardian Dvorani kanë dhënë zero pikë nga 10 pikë maksimale që mund të jepen. Kjo ka ndikuar në renditjen e saj si e katërta në listë.

Kjo është lojë e Rilindjes për ta spostuar me çdo kusht. Por ishte Presidenti Meta që e dekretoi. Ndaj nga sot Marsela Xhaferllari është anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Lajmi i “Zërit të Amerikës” për votimin kundër Xhaferllarit në vitin 2012

SHKARKO APP