Ja si u dhunua gazetari Enver Doçi nga policia

Gazetari i News24, Enver Doçi, ka rënë pre e dhunës nga forcat RENEA, gjatë procesit zgjedhor në Dibër.

“BalkanWeb” ka siguruar videon nga Dibra, që tregon momentin kur policia i vërsulet gazetarit Doçi, i cili ka qenë duke filmuar me telefon momentin e një arrestimi.

Siç mund ta shihni edhe në video, policët kanë harruar për një çast të arrestuarin, duke dhunuar në mënyrë të turpshme gazetarin e News24. Ky i fundit ka qenë shumë pranë makinës së forcave RENEA, në momentin që është sulmuar prej tyre.

SHKARKO APP