Ja si zgjidhen 7 deputetët e qarkut të Lezhës sipas marifetit të Edi Ramës
Me pak fjalë, në grafikun e mëposhtëm, po ju tregojmë se si me gjoja “listat e hapura” zgjidhen 7 deputetët e qarkut të Lezhës. E njëjta metodë do jetë për të gjitha qarqet, por për thjeshtësi morën qarkun Lezhë me 7 deputetë dhe diku te 70 mijë votues.
Shikohet mjaft mirë marifeti i Rilindjes se vetëm emrat që ka dërguar Rama do zgjidhen deputetë dhe jo ata që fitojnë më shumë vota nga elektorati. Pra sipas skemës së fshehtë të Rilindjes zgjidhet deputet, edhe ata më pak vota, por që Rama i ka vendosur të parët në listën të cilën e dërgon në KQZ dhe fjala vjen një kandidat me 9 mijë vota në Lezhë nuk merr mandat.
Shikoni me kujdes tabelen dhe kuptoni se e gjitha është një lojë fjalësh dhe propogandë e kryeministrit që të zgjedhë prapë ata emra që ai vendos të parët dhe nuk ka shansin të fitojë asnjë prej atyre që marrin më shumë vota.
E gjitha ishte një lojë dhe maskarallëk i Kryeministrit për të prekur Kushtetutën për koalicionet sepse te zgjedhja e emrave për deputetë asgjë nuk ka ndryshuar.