Ja tipi i skafit që mund të drejtojë Saimir Tahiri
Mjet lundrues skipper, 12 vendesh me dy motorë fuqie me 500 L, shpejtësi maksimale deri në 65 milje në orë dhe i gjatë 8 metra. Ky është mjeti lundrues që korrespondon me të dhënat zbulohen tek dy patentat me emrin e Saimir Tahirit.
Në këto patenta rezulton se Saimir Tahiri zotëron një patentë për të drejtuar një mjet lundrues të tipit skipper deri në 100 NT. Vetë Tahiri e ka mohuar të ketë në pronësi të tij një skaf lundrues teksa u pyet pak kohë më parë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevizut.
Ishe kreu i demokratëve Lulzim Basha, i cili ditën e sotme denoncoi se Orest Sota është arrestuar nga policia me 800 mijë euro dhe me dy patenta të Tahirit. Basha tha gjithashtu se kjo është mbajtur e fshehtë nga ana e Policisë. Por policia e Elbasanit tha se ngjarja është pasqyruar në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë, i arrestuari nuk ka shpjeguar arsyet se përse patentat e ish-ministrit të Brendshëm janë në makinën e tij.
(Express)