Jaho në tryezën e Forumit Civil: Listat, një qetësi të shqetësuar

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit janë objekt i diskutimit të tryezës së Forumit Civil, të organizuar sot paradite në “Hotel Tirana” ku po merr pjesë dhe ambasadori i SHBA-së, Doland Lu. Njazi Jaho, konstitucionalist bëri thirrje partive politike të bëjnë një fushatë të qetë dhe të kulturuar ndërs e quajti qetësi shqetësuese heshtjen ndaj listave të zgjedhësve.Jaho tha se “Të bëjnë një fushatë relativisht të qetë e të kulturuar dhe të zbatojnë atë që thuhet në Kodin Zgjedhor fushatën në mënyrë të ligjshme. Nuk mund të jetë e ligjshme fushatë sharjesh shpifjesh dhe akuzash reciproke”. Më tej konstitucionalisti i njohur tha se heshtja për listat zgjedhore është një qetësi e shqetësuar. “Problem është lista e zgjedhësve. Për çudi flitet pak ose aspak. Ky moment ndryshon nga zgjedhjet e mëparshme, kur  ka pasur edhe kritika nga subjektë të vecantë. A keni dëgjuar që sot të flitet për to. E quaj këtë një qetësi të shqetësuar. Sepse është vështirë të thuhet se nuk flitet për këtë sepse listat janë të përsosura. Mungesa e një kontrolli në këtë drejtim nuk përjashton rastet e gabimeve njerëzore që mund e duhen korigjuar, dhe nëse nuk janë bërë sot të bëhen përçapje për korigjimin e tyre pas publikimit të listave.”, tha Jaho.

SHKARKO APP