”Jala Investment” përgënjeshtron lajmet për pronat në Jalë: Shpifje dhe artikull abuziv

“Jala Investment”, në një reagim zyrtar ka përgënjeshtruar artikullin e publikuar nga “balkanweb” të titulluar ”Skandal! Grabitet prona në Jalë. Personat që e legalizuan, lidhën kontratë me familjarët e Damian Gjiknurit për të ndërtuar hotel”, ku e cilëson një artikull shpifës dhe abuziv. ”Duke besuar se artikulli spekulativ ka ardhur për shkak të keqinformimit dhe mungesës së të dhënave, shoqëria “Jala Investment” kërkon përgënjështrimin e shkrimit. Në të kundër, jemi të detyruar të ndërmarrim rrugën ligjore civile për mbrojtjen e imazhit të kompanisë dhe zhdëmtim për dëmin e shkaktuar”,-thuhet ndër të tjera në reagimin zyrtar.

Reagimi i plotë

Shoqëria “Jala Investment” shpk i konsideron të pavërteta dhe shpifje pretendimet e artikullit të mësipërm dhe shpreh keqardhje për publikimin e një informacioni të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shoqëria “Jala investment” është pronare e ligjshme e 3 pasurive në fshatin Jalë, Bashkia Himarë dhe po zhvillon një projekt turistik të parin Hotel të standardit me 5 yje në këtë zonë. Pretendimi i artikullit se shoqëria “Jala Investment” ka nënshkruar kontratë sipërmarrjeje me personat e cituar në artikull është plotësisht i pavërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shoqëria “Jala investment” ka përfituar 3 pronat objekt zhvillimi më sipër (Pasuritë sipas vërtetimeve hipotekore me numër serial Nr.157, 158 dhe 159 të regjistruara në ASHK Vlorë, ZK. 3844 Jalë, Vuno) si kontribut në kapital nga një nga investitorët, shoqëria AIG sh.p.k . Kjo shoqëri i ka blerë këto prona nga pronarët e ligjshëm duke paguar çmimin e shitblerjes sipas tregut dhe taksat përkatëse.

Pronat janë blerë në vitin 2020 nga shoqëria AIG (ortak i shoqërisë Jala Investment) sipas vertetimeve të pronësisë të lëshuara nga ASHK Vlorë, të lira dhe pa asnjë lloj barre hipotekore mbi to. Prej më shumë se 1 viti prona është zotëruar ligjërisht dhe fizikisht dhe nuk ka patur asnjë lloj pretendimi pronësie nga askush dhe jo më nga pretenduesit e prones në këtë artikull.

Shoqëria “Jala Investment” zotërohet nga shoqëria ANDI Shpk dhe AIG shpk. Shoqëria Andi.shpk është shoqëri ndërtuese e mirënjohur, e themeluar që në vitin 1993 në Vlorë dhe me aktivitet të gjërë ndërtues në të gjithë Qarkun e Vlorës dhe jo vetëm. Lidhja që bëhet në artikull mes aktivitetit të kësaj shoqërie dhe personave të tjerë publike është abuzive dhe synon thjesht mediatizimin e qëllimshëm të çështjes duke dëmtuar interesat e kompanisë sonë.

Duke besuar se artikulli spekulativ ka ardhur për shkak të keqinformimit dhe mungesës së të dhënave, shoqëria “Jala Investment” kërkon përgënjështrimin e shkrimit. Në të kundër, jemi të detyruar të ndërmarrim rrugën ligjore civile për mbrojtjen e imazhit të kompanisë dhe zhdëmtim për dëmin e shkaktuar.

Faleminderit,
Saimir Boka
Administrator

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?