”Jam këtu të dëgjoj”. Kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi nis turin e komunikimit

Edhe pse fushata për zgjedhjet lokale nis një muaj para 14 majit, kandidati demokrat për drejtimin e bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar takimin me të rinjtë në Tiranë.

Nxënës dhe studentë kanë shprehur shqetësimet dhe qëndrimet e tyre për tranportin publik, mungesën e hapësirave të përbashkëta brenda lagjeve, për kartën jofunksionale të studentit, sipas tyre si dhe për çështje të tjera.

Turi i takimeve “Jam këtu tju dëgjoj”, sipas Këlliçit ka qëllim të identifikojë problematikat e ndryshme në Tiranë, si dhe të krijojë ide të reja për programin elektoral të kandidatit demokrat. Ky lloj turi sipas Belind Këlliçit, u jep mundësi qytetarëve të jenë ata burimi i informacionit dhe vlerësimit.

SHKARKO APP