Jamarbër Malltezi: Për mua Lulzim Basha duhet të rikandidoj për kryetar Bashkie në Tiranë
Emisioni “Debati në Channel One”
Intervistoi: Roland Qafoku
I ftuar në studio: Jamarbër Malltezi, kryetar i Departamentit Ambjentin, Pyjet dhe Turizmi në PD
*****
Roland Qafoku: Ju ndjek fraza që jeni dhëndrri i ish-kryeministrit Sali Berisha?
Jamarbër Malltezi: Është krenari të jesh dhëndri i Doktor Berishës si dhe i biri i tim eti. Janë personazhe publikë, që kanë kontribuar në zhvillimin e vendit, si dhe integrimin europian. Por, jetojmë në një vend të vogël dhe parashikohen stigmatizime të tilla.
Ju lodh kjo pyetje?
Jamarbër Malltezi: Jo domosdoshmërisht. Nuk është hera e parë.
Zoti Malltezi, ndonëse jeni shprehur, por unë do të doja të diçka dicka më shumë arsyen e madhe përse vendoset të bëheni pjesë e politikës aktive, duke u bërë pjesë e strukturave drejtuese në PD?
Jamarbër Malltezi: Pjesë e strukturave të PD kemi qenë qënë dhjetorin e ’90-ës, së bashku me time shoqe, duke protestuar për të drejtat tona, për të pasur një Shqipëri europiane. PD është një forcë e madhe. Ka arritur një vend të pazëvendësueshëm në integrimin europian, zhivllimin ekonomik. Jam krenar që kam dhënë dhe jap kontribut për këtë parti.
Departamenti për Ambientin, Pyjet dhe Turizmin është i ri, por bën përqasjen e intelektualëve të rinj. Është një departament ku e ndiej veten fare mirë dhe mund të kontribuoj që të sjell shqetësimet e qytetarëve. Pranë departamentit tonë, janë afruar shumë intelektuale, si professor Selfo, prof. Sulejman Sulçe, janë personalitete që i thonë shumë publikut. Kemi ofruar një plejadë intelektualësh, që tregon besueshmëri te qytetari.
Roland Qafoku: Përse pikerisht zgjodhët Departamentit për Ambjentin, Pyjet dhe Turizmin, ndjeheni më komod apo e keni zgjedhur si një urë lidhëse teknike dhe me pjesën politike më vonë?
Jamarbër Malltezi: Të dyja janë. Por është edhe një fakt i tretë; interesi qytetar. Është një çështje ku mund të jap kontributin tim . Do të përpiqemi se ku mund të marrin zgjidhje qytetarët. Ka personalitete që nuk njihen, sepse nuk janë angazhuar politikisht, kanë qenë afër qytetarit.
Si është PD në këto momente ?
Si një zgjua bletësh. Gumëzhin, ka aktivitet, ka lëvizje.
Ishit në protestë sot?
Padyshim që po. Çështjet e mjedisit i kemi trajtuar që në vitin 1993. Duke bllokuar trafikun, së bashku me time shoqe, ne kemi protestuar për një jetë më të shëndetshme, për marrjen e masave mbrojtëse ndaj interesit të qytetarëve. Padyshim, që kanë qenë protesta qytetarësh.
Çfarë ndodh me bletët dhe mjaltin brenda PD?
PD pati një proces të kontaktimit të çdo simpatizanti, të dixhitalizimit të të dhënave. Kemi kontaktuar me të gjithë simpatizantët në çdo senksion për t’i ftuar sesi kemi ecur, çfarë mund të përsmirësojmë.Fati i madh është se, gjysma e tyre janë në angazhim. Sot kemi një antarësi reale, një numër real të simpatizantëve. Së dyti, procesi i analizave. Është lejuar çdo anëtar, të shprehë shqetësimin e tij… unë kam qënë aktiv në njësinë bashkike numër tetë, duke pyetur anëtarët se ku kemi çaluar. Rezulati i zgjedhjeve bazohet në tre pika. Faktori i parë, njëfarë shkëputje të PD nga qytetari i thjeshtë. E shoqëruar me premtimet galopante të PS. E treta, u kombinua edhe me procesin e shitblerjes së votës.
A bëri gabim qeverisja e Berishës?
Mundet.Angazhimi dhe bashkëqeverisja me Ilir Metën.
Koaliconi me Ilir Metën,ishte gabimi i parë i Berishës?
Jo detyrimisht. Për mua, mund të ishte një kompromis i duhur, por flisja për efektet të qytetarëve. Unë vetë, nuk e gjykoj se do të ishte detyrimisht gabim. Duhej formuar koalicion. Nuk mund të them se ishte mirë apo keq, ishte diçka e domosdoshme.
Çfarë i vlerësoni qeverisjes së kryeministrit Berisha?
Ka realizuar gjëra që nuk ka për t’i realizuar njeri. Antarësimi në NATO, ardhja e Presidentit Amerikan BUSH në Shqipëri është një arritje e madhe. Ai deklaroj në Tiranë: Shqipëria në Nato dhe Kosova e pavarur. Tuneli i Kërrabës, Rruga e Kombit, vepra që do të mbahen mend.
Ju përmendët pjesën e shkëputjes nga problemi te qytetari, shquani ndonjë personazh që u shkëput nga qytetari?
Nuk mund ta gjykoj. Në 2013-ën, mori hov procesi i blerjes së votës, që është një vepër penale.
Ju e dinit që kryeministri Berisha do të jepte dorëheqje?
Ai nuk ka dashur të premtojë gjëra që nuk i realizonte dot. Nga disa prej tyre, në 2009-ën ishin firmosur me qindra HEC-e. Në fund të 2012-ës, mbërritën gati në 400 kontrata për ndërtim HECE-sh. Vetëm këto HEC-e sollën një punësim për 50 mijë persona. I thame Berishes që premtimi juaj për 150 mijë vende pune ështe shumë konservator dhe të rriste shifrën. Por nuk pranoi. Kjo ështe shifër realiste dhe nuk mund të premtoj gjera që nuk mund ti mbaj.
Ishit në dijeni që zoti Berisha do të jepte dorëheqjen?
Po, një ditë më parë.
Si e pritët?
Është vendimmarrje kur zoti Berisha i ndërmerr, kur ai vetë bindet. S’e mbaj mend realisht si isha. Ndoshta nuk e ka menduar me gjënë e duhur. Vajza ime nuk mendonte si ishte gjëja e duhur. Unë isha në dilemë.
Po bashkëshortja?
Nuk di të them. Kur e thotë z.Berisha është e pamundur ta kthej. Edhe kur mori vendimin për bashkëpunimin me zotin Meta, na e komunikoi si vendim.
Si ishte impakti juaj i parë?
Ne kemi qenë në sallën e PD së vjetër. Natyrisht, pati emocione të mëdha.Padyshim që u emocionuam. Është figura e madhe e periudhës së demokracisë.
Cili është roli në histori i Sali Berishës?
Shumë domethënës në proçeset e rëndësishme të këtij vendi. Si një geto e Afrikës në qendër të Europës. Ishte në kufijtë e mjerimit, fshatrat e Tiranës të dukeshin si fshatrat më të thella afrikane. Tranformimi i sotshëm me të asaj kohe, është si nata me ditën.Zoti Berisha, është studiues, mjek. Zoti Berisha ishte i njohur para se të merrej me politikë. Vrau frikën me shkrimet e tij. Kërkonte raportin e intelektualit me të vërtetën. Ishte i vetmi që ngriti zërin që të hiqej neni që vetëm partia komuniste ka të drejtë. U angazhua si personazhi më i njohur mes studentëve të ’90-ës, ka një rol të jashtëzakonshëm të proceseve të rëndësishëm të Shqipërisë. Ekonomia e tregut u krijua nga asgjëja, heqja e vizave, rrugët kudo. Tani nuk na duken më çudi.
Roland Qafoku: Pas 70 vjetësh, Lulzim Basha është kandidati-kryeministër i parë i diplomuar në Perëndim. Cfarë do të thotë kjo për ju?
Padyshim. Jo vetëm kryetarin, por edhe anëtarë që janë të diplomuar në Perëndim. Basha nuk është djalë i ri, është 40 vjeç, moshë për t’u bërë President. Është nje politikan i pjekur. Njeri që është rrahur me politikë. Ka një shkollim të mirë, të kryer në Hollandë, njohuri të mira të ligjit. Ka punuar për Gjykatën e Hagës, ka punuar me projekte që PD krenohet.Është një gjë e mirë, që kemi këtë kryetar partie, i cili dallon dukshëm me pjesën e PS-së. Edi Rama ka mbaruar për pikturë murale. Basha ka një ekpreriencë pune të mirë, qoftë si ministër, aktor në trashgiminë e mirë të PD. Edhe koordinatorët, drejtuesit e departamentëve janë shkolluar në Perendim.
Roland Qafoku: Duhet të themi se pesha e Sali Berishës në PD si kryetari që bëri historinë e kësaj force për 23 vjet vazhdon të jetë e madhe. Si e balancon kryetari i ri Basha këtë peshë?
Zoti Basha është abslolutisht kryetari i PD, ai që merr vendimet. Ai mund të krijojë PD e tij. Basha ka nje profil ndryshe nga zoti Berisha. Zoti Basha ka krijuar një fizonomi të tij.
Cila është cilësua që vlerësoni më shumë të Zotit Basha?
Rigjallërojë stukturën e PD dhe anëtarësimet e reja të PD, dixhitalizimin e PD, zgjerimin e këshillit kombëtar.
Figura të rëndësishme të Partisë Demorkatike kanë hedhur akuza të rënda.
Unë do shqetsohesha nëse të gjithë në PD do të flisnin në një zë. Për sa i përket nenkryetarëve të PD dhanë dorëheqjen dhe nuk pranuan të kandidonin, si zonja Topalli apo zoti Patozi. Në kryesinë e PD, menyra e anëtarësit u bë përmes fituesve të sekretariatëve ose përmes garimit të drejtuesve të departamenteve.
Ju aspironi për të qënë kandidat për kryetar bashkie për Tiranën?
Nuk besoj.Tirana ka kryetarin e saj të bashkisë.
Basha do të kandidojë sërisht?
Për mendimin tim, po.
Nuk mendonin se dualizimi i detyrave e dëmton?
Mundet. Ne për herë të parë kemi planin zyrtar urbanistik të Tiranës. Tirana nuk ndërtohet sipas qejfit. Zoti Rama po jepte leje ndërtimi pallateve 25 katëshe pa plan.
Përzgjedhja e kandidatëve, si do të behet?
Ecën në dy nivele. Së pari, në strukturat e PD dhe vlërësimi që do të bëjë kryetari i PD për personazhin ne cdo qytet. Pranë departamentit tonë kemi sjellë njerezit më të afirmuar.Në cdo qytet do të krijojmë bërthama, nëj grup njerezish ekspertë të cilët do dëgjojnë fjalët e qytetarit. Ashtu sic u hartua plani urban i Tiranës, duke pasur publikun si autor. Në cdo rreth do të ketë me dhjetëra figura të shquara.
……….
Hidhet poshtë deklarata juaj nga analiza vjetore e policisë për vitin 2014?
Që në këtë moment flasim nëse do të kemi shtet ligjor apo shtet policor. Shteti ligjor ështe aty ku ligi është i pari ndërsa shteti policor ështe urdhër.
Sarajet e Tiranës në Surrel të Edi Ramës, Orion shpk , janë brënda zonës së Parkut dhe nuk mund të jepen lejet e ndërtimit. Brenda parkut ALUZNI nuk mund të legalizojë. Brenda parkut INUK është i detyruar të veprojë pa miratim paraprak. Nuk e di kur është ndërtuar.. fotoja që disponoj ështe e 2 nëntorit 2014.
Benzi 120 mijë dollarësh është i Gysit të Edi Ramës. Ai që merrt me ndarjen e pazareve. Dretoresha e INUKUT e tha që ne bashkëpunojmë me të gjitha organet ligjzbatuese si dhe zyra e antikorrupsionit në kryeministri. Drejtori i antikorrupsionit, nuk është organ ligjzbatues. Po këtu në vend që policia të arrestonte personin me benz pa targa, u vendos në funksion të tij.
Kalaja e Tiranës gëzon statusin monement kulture, i klasit A. Këtu ke dhe ndërhyrje te muri i kalasë. Ky është i njëjti ndërtues, ai që zoti Rama, prishi kinemanë Milenium për ti dhënë pallatin.
Përse nuk është ndërhyrë gajtë kohës të PD?
Në disa janë ndërhyrë, në disa jo. Në kohën e qeverisjes së PD kishte ligje. Mund të përmend rastin e Koço Kokëdhimës. Gjatë qeverisjes së PD, Koço Kokëdhima e kishte nivelin vetëm 0.Nga gjykatat e Vlorës mori urdhër pezullimin. Nuk ju prish struktura përdhese. Dy muajt para 2013, zoti Koço i dha zjarr, u trefishua paligjshmeria e tij. Kemi pesë ligje të cilat janë shkelur. Ca mund ti thuash një gjynafqari që i prish një dyqan të vogël?
Po aksioni i vjedhësit të enegjisë elektrike?
Në rast se do të ishte ligji njëlloj për të gjithe, poo. Në Lushnje vari veten Qamil Zela për 30 mij lek të vjetra, ndejti 2 muaj në burg. Ndersa drejtori i OSHE në Lushnjë me me 18 milion lekë vjedhje emërohet drejtor. Aksioni duhet të jetë ligji. Në mënyrë të ngashme ke rastin e 200 mijë dollarë,të deputetit të Korcës.
(botuar me shkurtime)