“Janë rrestuar 27 mijë qytetarë, ndërkohë krimi hap laborator droge dhe vendos bomba”

Deputeti demokrat oerd Bylykbashi akuzon Policinë e Shtetit se brenda një viti ka ndaluar dhe arrestuar 27180 qytetarë, ndërsa krimi livadhis duke hapur laboratorë droge dhe vendosur bomba në seri.

Bylykbashi thekson se në 16 % të ndalimeve dhe arrestimeve, gjykatat janë shprehur se janë të paligjshme, ndërsa shton se Kryeministri po tenton që të mbajë nën hyqëm popullin me polici.

"Edi Rama dhe policia e tij kanë shoqëruar, ndaluar dhe arrestuar 27.180 shqiptarë gjatë 2014.

Pra gati 2.265 shqiptarë në muaj kane parë dyert e policisë Rilindase.

Për 4.300 raste (16%) gjykata dhe prokuroria ka konstatuar paligjshmërinë e arrestimeve.

Kjo nuk është statistike. Janë plot 4.300 individe që janë ndaluar apo arrestuar padrejtësisht. Mijëra të tjerë thjesht janë shoqëruar në komisariate dhe as që janë cuar në Prokurori apo gjykatë.

Ndërkohë shtetasit denoncojnë dhunen policore si rasti i Durrësit 10 ditë më parë, ku shtetasi Shpëtim Abazaj, ka denoncuar në prokurori dhunën policore ndaj tij që ka rezultuar me thyerjen e këmbës.

Ky shtetas denoncon se policia po bën cmos që ta mbyllë cështjen, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet.

Këto shifra të lënë pa frymë. Kjo është prova e shtetit policor dhe e frymës së qeverisjes represive që Rama dhe të tijtë kanë krijuar në Shqipëri.

Ndalohen dhjetëra mijëra shqiptare, por kriminelet livadhisin, hapin të pashqetesuar laboratorë drogë apo vendosin bomba në seri.

Në një vend ku pakënaqësia dhe zemërimi rriten cdo ditë për varfërinë, dhunimin e të drejtave, papunësinë etj, Kryeministri mendon se mund ta mbajë nën hyqëm popullin me policë", shkruan Bylykbashi në Facebook.

SHKARKO APP