Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike

Dy mjete të reja zjarrfikëse iu shtuan stacionit të ri zjarrfikës në Kinostudio, si ndihmë nga Ambasada e Japonisë në Tiranë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se mjetet e reja do i shërbejnë shumë stacionit Zjarrfikës të Njësisë 4, pasi mbulon edhe zonat periferike dhe rurale të qytetit.

Kemi jo vetëm një stacion zjarrfikës shumë dinjitoz për Kinostudion, por edhe mjete dinjitoze për të shërbyer në Njësinë 4, e sidomos në zonat rurale, ku janë problematikat më të mëdha. Me mjetet e reja dhe me ndërtesën e re puna bëhet më kollaj. Kemi kaluar disa sfida bashkë, si tërmeti dhe pandemia, por më kujtohen edhe vitet tona të para, kur punuam bashkë për të shmangur përmbytjet. Dje ishim te Lumi i Tiranës dhe shumë njerëz e kanë harruar sa kohë kalonin zjarrfikësit, duke nxjerrë ujin me pompa nga shtëpitë e përmbytura. Mos na dhëntë zoti sfida, por nëse na jep, jemi shumë më të përgatitur. Kjo falë edhe miqve shumë bujarë që kemi nga Japonia”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se stacioni i ri zjarrfikës në Kinostudio mbulon edhe një pjesë të zonës malore të Dajtit, të Zallbastarit, Shëngjergjit dhe Krrabës, prandaj mjetet “katër herë katër” janë të nevojshme për të kryer shërbimin e duhur për qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?