“Jemi në mbështetje të Aleancës për Teatrin”, Braimllari: Fundi i Ramës është i pakthyeshëm

Për Endrit Braimllari, ish-deputet i LSI-së, protesta për Teatrin që do të mbahet sot nuk është politike, por qytetare.

Ai tha është ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe regjisorit Edmond Budina i është vënë arma në kokë.

Braimllari: Ne jemi në mbështetje të Aleancës, kjo nuk është një lëvizje politike por qytetare. Opozita do të vazhdojë aksionin opozitar. Ne jemi në betejë historike për të mbrojtur demokracinë. Ajo që ka ndodhur dje është e pafalshme. 

Është ushtruar dhunë mbi qytetarë dhe artistët brenda Teatrit. Kur janë futur RENEA në teatër i kanë drejtuar armën Edmond Budinës. Kjo është filozofie e Edi Ramës. Fundi i tij është i pakthyeshëm. 

Simpatizantët tanë i kanë bllokuar të gjitha kryqëzimet që të mos vijnë qytetarët të vijnë në Tiranës. Deri dje qytetarët janë lenë të vijnë ndërsa sot Tirana është blinduar totalisht, pasi Rama nuk ka frikë nga koronavirusi, por nga protesta. 

 

SHKARKO APP