“Jemi një familje, një komb”/ Basha mesazh socialistëve: Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mbrëmjen e sotme ka bërë një thirrje për të gjithë socialistët e ndershëm, duke i ftuar ti bashkohen ndryshimit.
Sipas Bashës, misioni jonë është i përbashkët dhe të gjithë jemi një familje duke i garantuar se nëse i jepet besimi, do të jetë kryeministër i të gjithëve, pa dallim.
“Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje, ne përballemi me të njëjta probleme, ne të gjithë bashkë kemi një mision, një dëshirë, një aspiratë, ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë. Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë” tha Basha.