”Jemi xhelozë për Malin e Zi”, Rama i bën kërkesën e veçantë Presidentit Ilham Aliyev

Edi Rama vazhdon vizitat e tij në botë.  Sot ndodhet në Azerbajxhan.

Kryeministri Edi Rama është pritur fillimisht nga Presidenti Ilham Aliyev, teksa pritet që të takojë kryetaren e Kuvendit si dhe kryeministrin.

Edi Rama tha se ”ndihet” xheloz për investimet që Azerbajxhani ka bërë në Malin e Zi, ndaj  i kërkoi që të bëjë të njëjtën gjë edhe për Shqipërinë në sektorin e energjisë dhe turizmit.

“Është kënaqësi që gjendem këtu pas një fushate të madhe që ishte kthyer në një situatë të padëshirueshme. Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së dhe anëtarit të Sigurimit në OKB, Shqipëria do të jetë në mbështetje të Azerbajxhanit. Ne përgëzojmë përpjekjet tuaja të lëvdueshme dhe shembullore për paqe dhe bashkëpunim afatgjatë me Armeninë.

Jemi të bekuar të kemi një urë të fortë mes nesh që është Turqia. Ne mund të bëjmë më shumë për bashkëpunimin tonë. Pres me padurim që të dëgjoj e shoh perspektivat dhe ç’kanë arritur ekipet tona në energjinë dhe turizmin. Ne kemi të drejtën tonë për të qenë xheloz për Malin e Zi.

Atje keni bërë një investim masiv. Shpresoj fort që ju do të bëni të njëjtën gjë dhe pres të mbani fjalën e të vini në Shqipëri tani që Covid-i është zbutur. Prisja që të vinit, thash pse të mos shkoj unë. Ne presim me padurim që të lajmë borxhin në momentin që do të vini në vendin tonë”, tha Rama.

SHKARKO APP