Jep dorëheqjen kreu i PD së Pogradecit
Vendimi që 35 degës e PD-së në 12 qarqet do të riorganizohen e do shkojnë në zgjedhje nuk është pritur pozitivisht nga të gjithë demokratët. Ka qenë Renato Preza, kreu që ende mban postin si drejtues i degës së Pogradecit i cili ka dalë kundër këtij vendimi të kryesisë së PD-së dhe për këtë arsyet që kanë çuar në dorëheqjen e tij janë mbi vlerat e dhe parimet demokratike që janë shkelur.
Lajmin e ka dhënë vetë Peza me një status në facebook ku ka shpjeguar arsyet pse del kundër këtij vendimi që të gjitha degët të shkojnë në zgjedhje, kur në fakt sipas tij PD fitoi Bashkinë e Pogradecit. Ky vendim i anëtarëve të Kryesisë së PD-së për Pezën është një ofendim i punës së tij në këtë degë, një vendim aspak demokratik dhe sipas tij opozita nuk e ka informuar apo të ketë marrë një mendim të tijin për këtë vendim.
Arsyet pse Renato Preza hedh dorë nga posti si drejtues i degës së Pogradecit:
1) Dega e Rrethit të Pogradecit është degë fituese dhe për këtë fitore ju të gjithë punuat, u lodhët dhe i dhatë fitoren si Kandidatit por edhe Subjektit në shifra më të larta nga vitet e mëparshme!
2) Dega e Pogradecit nuk është e cenuar nga ndryshimet territoriale që për pasojë të ketë ndryshime demografike të fokusit të votës politike dhe për pasojë të lindë një audiencë e re elektorale! Kjo nuk është arsyeja, aspak JO sepse Rrethi i Pogradecit ka qëndruar njësoj, në po të njëjtën hartë territoriale!
3) Nuk e shikoj përsëri te arsyeshme që për interesa të ngushta të jo me shumë se 15 vetave, të cilët rregullisht kanë bërë opozitën brenda opozitës në degë, të futet e gjithë dega në proces Zgjedhor!
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

