Jep dorëheqjen si drejtor i Tatimeve, Ceno Klosi bëhet zv/ministër

Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi. Por nga ana tjetër, ai pritet që të emërohet zv.ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Klosi qëndronte në këtë detyrë prej të paktën 3 vitesh. Ndaj Klosit ka pasur një hetim nga SPAK, pas dy denoncimeve të PD-së. Ceno Klosi u emërua drejtor në tetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Delina Ibrahimaj, aktualisht ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.

 

SHKARKO APP