Jetëshkrimi i Rrumpallëbeut!

Nga Lefter Maliqi

Jetëshkrimi i Rrumpallëbeut

Na drejton një Rrumpallë!
Pasi i rrëmbeu të gjitha,
Kërkon Rektor dhe mbron Dvoran,
Është bërë më keq se Shejtan.

Kishim dikur në mëhallë,
Një djalë të gjatë por budallë,
Si kali në lëmë sillej vërdallë,
Shiste mend “Kam babain në Kuvend”.

U nis budalli të bëhej sportist,
E përzunë, ishte batakçi,
Provoi të bëhej edhe pikturist,
S’arriti të bëhej as bojaxhi.

Në shoqëri s’u bë kurrë i mbarë,
Me gratë s’gjeti asnjëherë karar,
Kudo ku kulloti, kudo ku shkoi,
Gjithçka prishi, çdo gjë turbulloi.

U rrit debili dhe koha ndërroi,
Të merrej me politikë ëndërroi,
Edhe këtu si kudo dështoi,
Në emigracion përfundoi.

Por … ky debil e psikopat,
S’paska qenë krejt pa fat,
Poshtë urës n’Francë Nano e kap,
Dhe e sjell ministër në qeveri,
E bëri edhe Kryetar në Bashki.

Mjeshtër intrigash e mashtrimi,
Tradhëtoi shokë e shiti miq,
Vetëm për të arritur tek qëllimi,
Bashkëpunon me njerëz të ligj.

Sot ky budalla vendin “qeveris”
S’la gjë pa ndyrë e pa bërë pis,
Po sjell vërdallë gjithë miletin,
Tani provon të bëjë edhe mbretin.

Me tepsi e me timon,
Gjithë miletin po shkallon,
Cdo ditë bukur aktron,
Edhe popullin e mashtron,
Luftën vet e sajon,
Me armik të padukshëm po lufton,
Me blinda e autoblinda gjithë vendin po tmerron.

Cdo ditë citon fjalët burg, burg, burg, luftë, luftë, luftë,
Nga bunkieri i Surrelit popullin e tmerron,
Oligarkët i gezon, tenderat i vazhdon, Popullin e varfëron dhe nënshtron.

Nga cdo anë ushton jehona,
Më në fund shpërtheu Tirona, Revolucionit ju bashkua,
Rilindjes nuk ju nënshtrua, bashkë me popullin lirinë, demokracinë e fituan.

Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më bucet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Dhe tirani lebetitet.

Po pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, ngrihet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu i Surrelit dhe zengjini,
Se pas shëmbjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjymon trumbeta.

Ngrihuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundarë e puntorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë.

SHKARKO APP