“JO-ja” për negociatat, ambasadorja franceze: Nuk i mbylli dyert Shqipërisë, Macron e tha qartë se …
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, reagon për herë të parë pas vendimit të Francës për të dalë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Nga Elbasani, kryediplomatja franceze deklaroi se vendimi i KE nuk i mbyll dyert Shqipërisë, ndërsa shtoi se kjo çështje do të diskutohet sërish gjatë Samitit të Zagrebit. Duke u ndalur te qëndrimi i Emmanuel Macron, ambasadorja theksoi se Presidenti i Francës është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë.
“Vendimi i Këshillit të Evropës nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Është vendim solemn, por jo mbyllja e dyerve definitive për Shqipërinë. Është lënë një takim në vazhdim gjatë Samitit të Zagrebit. Ky samit është i rëndësishëm, sepse Kroacia merr presidencen e Këshillit të Europës dhe të gjitha vendet e BE do të luajnë një rol të rëndësishëm, sepse duhet të ketë një vendim unanim.
Në këtë takim të rëndësishëm do të diskutohet për ecurinë e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj. Presidenti i Frances është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera pretendente për hapjen e negociatave”, tha ambasadorja franceze.