Jo me Berishën, 24 deputetë të PD mblidhen në një lokal për të ardhmen e tyre politike
24 deputetë të grupit parlamentar të PD-së, të cilët nuk i janë bashkuar grupit të Sali Berishës, janë mbledhur këtë pasdite në një nga lokalet luksoze të Tiranës. Në fokus të diskutimeve është e ardhmja e tyre politike.
Këta deputetë, prej kohësh kanë qëndruar përballë Berishës në nismat që ka ndërmarrë siç ishte Foltorja, Kuvendet dhe gara për kreun e PD-së. Në këtë takim është edhe kreu i grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj.
Në total, Partia Demokratike në zgjedhje fitoi 59 mandate deputetët.
DEPUTETËT QË JANË TË PRANISHËM
1-Kreshnik Collaku
2-Gazment Bardhi
3-Dhurata Çupi
4-Helidon Bushati
5-Andia Ulliri
6-Ervin Salianji
7-Bledjon Nallbati
8-Arbi Agalliu
9-Lefter Geshtenja
10-Flamur Hoxha
11-Eralda Bano
12-Merita Bakiu
13-Kastriot Piroli
14-Ferdinand Xhaferraj
15-Emilia Koliqi
16-Seladin Jakupllari
17-Zheni Gjergji
18-Dashnor Sula
19-Grida Duma
20-Enkelejd Alibeaj
21-Tomorr Alizoti
22-Flutura Açka
23-Orjola Pampuri
24-Saimir Korreshi