Jo normalitet në Kuvend, Bardhi: Deputetët e përjashtuar do të merren me protestën

Deputetët e përjashtuar nga grupi i PD-së, nuk do marrin pjesë në seancën e sotme parlamentare, pasi do të angazhohen për organizimin e protestës së nesërme. Është ky vendimi i grupit parlamentar demokrat, i cili u njoftua nga kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi.

“Deputetët e përjashtuar do të shpërndahen menjëherë në kryesitë e degëve të PD për të organizuar protestën e nesërme”. Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se deputetë që do marrin pjesë nuk do të lejojnë normalitet në sallën e Kuvendit.

“Ata që marrin pjesë në seancë do të bëjnë gjithçka për të vijuar aksionin e opozitës dhe për të mos lejuar normalitet”, tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?